Para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti amerikan nënshkroi një memorandum për zgjatje të mbrojtjes nga shërbimet sekrete për gjashtë muaj për fëmijët e tij, raporton CNN.
Zakonisht kjo mbrojtje u ofrohet fëmijëve nën moshën 16-vjeçare, por me nënshkrim të memorandumit, shërbimi sekret i SHBA-së mund t’ua ofrojë mbrojtjen të gjithë fëmijëve.
Trumpi nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit president të mërkurën.