Para takimit të Osmanit me Escobarin e Lajçakun, ndalet rryma në Kuvend

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pak para takimit që ka zhvilluar presidentja Vjosa Osmani me të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është ndalur rryma në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mungesa e energjisë elektrike ka vështirësuar edhe punën e gazetarëve e kameramanëve në këtë institucion, të cilët nuk kanë mundur ta përdorin ashensorin.

Escobar e Lajçak po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku në ora 17:00 do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Ndërkaq takimet me krerë tjerë institucional e partiak do t’i vazhdojnë ditën e nesërme.

Të ngjashme