Paraburgim për asistentin e Fakultetit të Mjekësisë, akuzohet për korrupsion

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 09:32 | Nga

Asistenti i Fakultetit të Mjekësisë, Gazmend Maliqi, pritet të dërgohet në paraburgim, pasi ka munguar të enjten në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij dhe 11 studentëve e ish-studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP), shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konstatuar se Maliqi nuk e ka paralajmëruar dhe as arsyetuar mungesën e tij. Për pasojë, seanca gjyqësore nuk ka mundur të vazhdojë dhe është shtyrë për muajin qershor.

Maliqi dhe të akuzuarit e tjerë po përballen me drejtësinë për vepra penale të korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme