Paralajmërim nga OBSH: Më e keqja është ende para nesh

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

OBSH ka paralajmëruar përkeqësimin e gjendjes nga coronavirusi.

“Na besoni, më e keqja është akoma para nesh”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus për coronavirusin.

Edhe pse ai nuk specifikoi saktësisht se si mund të duket më e keqja, OBSH ka paralajmëruar më parë për përhapjen e ardhshme të virusit në të gjithë Afrikën.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja sugjerojnë që vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale – mbase aq pak sa 2% ose 3% – duket se kanë antitrupa në gjak.

Ghebreyesus paralajmëroi vendet që kanë filluar të heqin ligjet e bllokimit, duke thënë “lehtësimi i kufizimeve nuk është fundi i epidemisë në asnjë vend”, raporton The Guardian, transmeton lajminet.

Të ngjashme