Ai ka theksuar se duhet të ketë konsensus të përbashkët politik për temat dhe proceset e mëdha që po kalon Kosova.
Haziri ka shtuar se si LDK kanë propozuar që një numër i çështjeve që janë në interes të vendit mos të bëhen pengesë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.
“Këto çështje do të qonin realisht në drejtimin e marrëveshjes finale për zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk kemi imponuar datë për zgjedhje kemi kërkuar që të dakordohemi rreth një date zgjedhore pasi që qeveria nuk ka legjitimitet politik, është zbehë është degradua ka ra nga 61 sa i ka në 60. Pa Listën Serbe qeveria është me 52 deputet… është në pozicion që me prit vota nga opozita”, u shpreh Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave u shpreh se nëse nuk arrihet të merret data për lëvizje të lirë dhe uniteti për dialog me Serbinë, atëherë do të ketë qartësi të plotë për procesin zgjedhor.
“Jemi të gatshëm me shkua në zgjedhje në qershor, shtator, tetor. Nuk besoj që kjo qeveri do ta kalojë qershorin. Pa e marrë datën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, nuk ka rezultat.
Mosmarrja e datës për viza në qershor, dhe mosarritja e uniteti në dialog për normalizim kanë me i dhënë kahje dhe qartësi të plotë procesit zgjedhor të hershëm në Kosovë. Nëse nuk arrihen këto dyja do të shembet kulla e Kadri Veselit dhe koalicionit PAN”, tha Haziri.