Ka pasur një rritje “marramendëse” të katastrofave natyrore gjatë 20 viteve të fundit dhe kriza e klimës është shkaktarja, thanë Kombet e Bashkuara.
Studiuesit theksuan një dështim të udhëheqësve politikë dhe të biznesit për të ndërmarrë veprime kuptimplota për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të ndaluar planetin të kthehet në “një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz”.
Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz dhe ka infektuar të paktën 37 milion, ka ekspozuar dështimin e “pothuajse të gjitha kombeve” për të parandaluar një “valë vdekjeje dhe sëmundjeje” pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekspertët, tha raporti .
Midis vitit 2000 dhe 2019, kishte 7,348 katastrofa të mëdha natyrore – përfshirë tërmete, tsunami dhe uragane – që vranë 1,23 milion jetë, preku 4.2 miliardë njerëz dhe rezultoi në 2.97 trilionë dollarë në humbje ekonomike globale.
Kjo është pothuajse dyfishi i 4,212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999, tha KB në raportin e saj të ri Kostoja njerëzore e katastrofave 2000-2019.
Shumica dërrmuese e atyre katastrofave ishin të lidhura me klimën, u raportuan më shumë përmbytje, stuhi, thatësira, valë të nxehtësisë, uragane dhe zjarre në 20 vitet e fundit.