Paralajmërohen ngricat e para në rrugë, policia apelon për kujdes

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 13:32 | Nga

Policia e Kosovës thotë se pas përkeqësimit të motit, të reshurave të shiut dhe mundësisë së paraqitjeve te ngricave në ditët në vijim, do të ndërmarrë masa konkrete “parandaluese dhe vepruese” në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.

“Ne kemi zhvilluar në vazhdimësi një numër të madh të aktiviteteve në funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetëdijesuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun, me të vetmin qellim, parandalimin e aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik”, thotë Policia e Kosovës, nëpërmes një komunikate shtypi.

Policia, gjithashtu, thekson se në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore, duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave, aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë e komunikacionit rrugor.

PK apelon te te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga Ligji për Komunikacionin Rrugor, t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, sidomos në orët e hershme dhe të vona kur mund të paraqiten ngricat, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme në njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme