Paralajmërohen vërshime për shkak të reshurave të mëdha të shiut

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton të gjithë qytetarët për mundësi të vërshimeve për shkak të reshurave të mëdha që do të pëfshijnë vendin në ditët në vijim

“Reshjet e shiut të filluara nga data 05/11/2019, fillimisht në pjesën perëndimore, gjatë orëve të pas ditës kanë përfshi pjesën më të madhe të vendit por me intensitet më të ulët.

Duke filluar nga dita e sotme 06/11/2019, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës (zona e Alpeve Shqiptare kanë vazhduar reshje të shiut me intensitet të ulët deri mesatarë, të cilat gjatë ditës do të përfshinë edhe pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit. Ndërsa duke filluar nga datë 07/11/2019, reshjet e shiut do të përfshinë pjesën më të madhe të Kosovës, me intensitet më të lartë në Dukagjin”, thuhet në njoftim

Sipas, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  mund të paraqiten vërshime të shpejta nga disa lumenj/rrëke, kryesisht me karakter malorë. Ndërsa përmbytje fushore nga lumenjtë mund të ketë në disa segmente të tyre, gjatë orëve dhe ditëve ne vijim.

“Kjo situatë mundë të paraqes vështirësi në qarkullimin rrugore, me mundësi rrëshqitje të dheut si dhe vërshime urbane në disa zona. Reshjet e shiut pritet qe të ndërpriten gjatë orëve të pas ditës të datës”, thuhet më tutje në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme