Paralajmërohet një bashkëpunim mes Dafina Zeqirit dhe Elinel

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Duket se po vjen një bashkëpunim në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Elinel.

Ndonëse po përflitet prej kohësh, ky duet është konfirmuar së fundmi nga vet artistët përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë Elinel, ai i cili ka ndarë një imazh në InstaStory përkrah artistes duke njoftuar për projektin e përbashkët.

“Dafina Zeqiri dhe Elinel”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë që të njëjtën e ka shpërndarë edhe 31 vjeçarja.

Kënga mbase do jetë pjesë e albumit të Zeqirit “Dafinë moj”, i cili pritet të prezantohet i plotë së shpejti.

Ndërkohë detaje të tjera rreth këngës nuk janë zbuluar akoma, por që presim gjatë ditëve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme