BE paralajmëron themelimin e Asociacionit pas rrënimit të murit në Veri

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 11:13 | Nga

Menjëherë pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës është hapur tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka bërë Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova teksa ka vizituar vendin ku është rrënuar muri. Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se Asociacioni do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.
Pas rrënimit të murit, Qeveria e Kosovës do të ketë temë kryesore themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolove, ka thënë se me të njëjtin vullnet qysh është rrënuar muri duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

“Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Apostolova, nga Veriu i Mitrovicës.

Kundër themelimit të Asociacionit me Shumicë Serbe është kundërshtuar nga Opozita, e cila ka paralajmëruar protesta nëse një projekt i tillë zbatohet nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshje për themelimin e këtij mekanizmi ishte bërë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një pjesë e kësaj marrëveshje ishte cilësuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit të merret për bazë vendimi i saj.

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më se largu, deri më 15 shkurt të këtij viti. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …”, kishte paralajmëruar Marko Gjuric, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

Por, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komuave me Shumicë Serbe.

“Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri, në një postim në FB.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme