Në Budapest duke u deklaruar për gazetarë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nxorri një paralele sa qesharake aq edhe absurde, duke njëjtësuar pavarësinë e Kosovës me një paramendim krejtësisht hipotetik të “shkëputjes” së Ulqinit nga Mali i Zi.
Gazetarët e pyetun se “a po ndërhyn” në punët e brendshme të Malit të Zi dhe teksa e mohoi një gjë të tillë, ai iu kthye asaj se Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008.
“Neve na intereson puna e 30 për qind të popullatës serbe atje. Nuk i kërcëojmë po as falënderim nga të mos presim. Ata kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Merreni me mend sikur diçka e tillë të kishte ndodhur në Ulqin ose Pllavë e Rozhajë; sikur ata të ndaheshin nga Mali i Zi dhe ne t’i njohim dhe t’i kthehemi Malit të Zi për falënderim ndaj nesh sepse pranuam pjesë territoriale tyren”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.