Fillon greva e përgjithshme për transportuesit e trenave, metrove, autobusëve dhe anijeve me orare të ndryshme nga qyteti në qytet në Itali.
Sindikatat konfederale e refuzuan kërkesën për shtyrje dhe konfirmuan mobilizimin. “Arsyet qëndrojunë”, thotë Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti, pas një takimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, duke synuar ta bindin qeverinë që të fillojë një konfrontim. E premtja u takon avionëve, transmeton abcnews. “Qëndrimi i kompanisë është i papranueshëm”, pohojnë pilotët dhe shoqëruesit e fluturimit Alitalia, por greva u reduktua në vetëm 4 (nga 10 deri në 14) orë me urdhër të MIT.
“Në respekti të së drejtës për të bërë grevë me garancinë e shërbimeve për qytetarët në një periudhë të tillë të veçantë”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nxjerrë një urdhër për të reduktuar kohën e grevës së transportit ajror Alitalia për të premten 26 korrik në 4 orë
Greva erdhi pas mungesës së dialogut dhe thirrjeve përkundër problemeve serioze të transportit, nënvizuan sindikatat e transportit Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti, duke përsëritur mosgatishmërinë për të shtyrë kërkesën. Ndërkaq është pranuar propozimi i paraqitur nga Toninelli për të ngritur një tryezë, që hap debatin mbi problemet dhe mungesën e rregullave për konkurrencën dhe aferat kontraktuale, për të shmangur përkeqësim të mëtejshëm të grevës.