Parandalohet një kontrabandim me mallra në Viti

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare në Lindje e parandaluar një kontrabandim me mallra në rrugën nga fshati Kabash në drejtim të fshatit Smirë të Vitisë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se ishte ndaluar shoferi i një veture, i cili edhe u arrestuar më pas.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur këta artikuj:

• 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg,
• 15 pako me rripa të brezit,
• 10 pako çanta të kraharorit,
• 3 pako me altoparlantë –bluetooth,
• 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë,
• 2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme