Paraqitja e babait të Dua Lipës në “BRIT Awards” çmend Twitterin

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse Dua Lipa në ceremoninë e mbrëmshme të “BRIT Awards” u shpërblye me çmimin për ‘Singlin më të mirë’, fitues po duket se ishte edhe babai i saj.

Gjinisë femërore, dhe jo vetëm, që përdorin rrjetin social Twitter, nuk u ka ikur pa e vënë re bukurinë e Dukagjin Lipës, i cili si zakonisht ishte i ulur në tavolinë bashkë me familjen e tij në mbështetje të Duas.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në Twitter ka rënë alarmi “DILF” që nënkupton ‘burrë i moshuar seksualisht tërheqës’, që zakonisht u referohet meshkujve që kanë fëmijë, thënë ndryshe baballarëve sexy.

Image

Thonë po ashtu se bukuria është gjenetike në familjen Lipa.

Madje, jo vetëm që ai u bë hit në Twitter, por pamja e tij tërheqëse u përmend edhe nga nikoqiri i ceremonisë së mbrëmshme, Jack Whitehall. Ai madje, me shaka, kërkoi që Dukagjini të jetë babai i tij.

Sipas revistës “Glamour”, Dukagjini veçse është i famshëm në vendlindjen e tij, Kosovë, ku Dua dhe familja e saj jetuan kur ajo ishte fëmijë, dhe në të ’90-at ai ishte një yll i madh roku.

Image

Dukagjini u zhvendos me familje në Londër më 1992. Megjithatë, familja Lipa mbajti lidhje të afërta me Kosovën, ndërsa Dukagjini dhe Dua organizuan një festival muzikor “paqe-dashës” në Prishtinë më 2018, sipas “the Guardian”.

Dua dhe babai i saj janë shumë të afërt, dhe këtë ajo e kishte zbuluar në një intervistë për “the Guardian”. Ajo madje pati thënë se etikën në punë e kishte mësuar nga i ati.

Por, nëse talenti i tij nuk mjaftoi që ta çmendte internetin, sigurisht se aftësia e tij për të veshur një kostum dhe ta veshë atë vërtetë mirë është sikur flaka në dinamit – shpërthyese.

Image

Dhe është e kuptueshme se të gjithë ata që e vunë re atë (që do të thotë, të gjithë), u shprehën në media sociale, dhe po të hysh në Twitter e të kërkosh termin “Dua Lipas Dad”, do ta shihni se vërtetë ka ndodhur një çmenduri.

https://twitter.com/AmeliaFeehily/status/1098347042856935427
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme