Juventusi e pret Milanin të premtën mbrëma në duelin më interesant të kësaj jave në Serie A.
Koha: 10 mars (e premte), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Juventus
Massimiliano Allegri është pa Juan Cuadradon, që do të thotë se ai mund të mos luajë me formacionin klasik 4-2-3-1.
Allegri pritet të luajë me formacion 4-3-3 me Dybalan në krah.
Një opsion alternativ do ta shihte Dani Alvesin të aplikuar në krahun e djathtë, por Allegri ka pak hapësirë për rotacion para sfidës kthyese në Ligën e Kampionëve.
Milani
Bacca besohet se ka siguruar vendin në formacionin startues, pasi Lapadula ishte i preferuari i trajnerit në muajt e fundit.
Për shkak të mungesës së Ignazio Abates, Vincenzo Montella pritet të luajë me Leonel Vangionin në krahun e majtë dhe Mattia De Sciglio në krahun e djathtë.
Juraj Kucka nuk pritet të startojë, kështu që ai do të jetë në stol me Locatellin.
Top lojtarët
A e dini se?
Juvnetusi ka fituar 30 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 16 nga 18 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Juventusi ka mbajtur portën të pa prekur në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Janë shënuar më pak se tri gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.
Milani ka fituar 3 ndeshjet e fundit në Serie A.
Janë shënuar më pak se 3 gola në 3 ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A në udhëtim.
Analiza
Përkundër faktit se barazoi me Udinesen herën e fundit, Juventusi arriti të rrisë avantazhin në tabelë në tetë pikë ndaj Romës. Për Juventusin me rëndësi është fitorja në këtë takim, por do të jetë e vështirë.
Milani ka fituar katër nga 5 ndeshjet e fundit dhe ka mbajtur gjallë shpresat për një plasman në garat evropiane. Napoli dhe Roma lëshuan pikë në javët e fundit dhe lejuan Rossonerët që të vazhdojnë të ëndërrojnë.
Milani ka treguar aftësi të fitimit të ndeshjeve atëherë kur nuk e meriton, por Juventusi është favorit. Ata kanë motivim shtesë për të fituar, por do t’i duhet edhe impenjim shtesë.
Pritet të jetë ndeshje e luftuar ku Rossonerët do të bëjnë të pamundshmen për të mos pësuar humbje, dhe me Juventusin që e ka mendjen ndaj Portos dhe kryesisht në një triumf në Ligën e Kampionëve, me titullin në prag të sigurimit, atëherë një barazim është shumë i mundshëm në letra.
Parashikimi: Juventus 1-1 Milan