Koalicioni i ri i LDK-së do të funksionojë më mirë se ai me VV-në

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ramush Tahiri, konsideron se qeveria në ardhje, ajo LDK-NISMA-AAK së bashku me pakicat, është një qeveri stabile, e cila me një mundësi të madhe do ta përmbyllë mandatin 4-vjeçar.

Tahiri thotë për GazetaBlic, se tashmë LDK-ja duket qartë se i ka siguruar numrat për krijimin e qeverisë, dhe se e njejta pritet që deri të enjtën ta formojë ekzeku tivin.

“Po qeveria e vjetër është shkarku me 2 të 3 e votave dhe qeveria Kurti nuk mundet me ndetjtë në detyrë dhe nuk ke legjitimitet, VV-ja nuk mudnet me rovoku zgjedhjeve sepse  e ka vetëm 1 të 4 e Kuvendit,procedurat janë nsë për qeverinë e re, mandatin presidenti ia ka dhanë LDK-së, LDK-ja i ka 28 deputet dhe konsultimet me partitë tjera duket se e ka bë numrin.”

Sipas Tahirit, qeveria në ardhje, do të funksionojë më mirë se ajo e VV-së së bashku me LDK-në, derisa shprehet, se politikisht Vetëvendosja është më afër si koncept me PDK-në.

“Është një qeveri stabile, qeveria LVV-LDK nuk mundet me funksioniu pasi u përqanë partnerët e koalicionit. Sa do të funksionon, mendoj që do të funksionoj, dhe mendoj që do të krijohet të enjten. Do të funksionoj më mirë se VV-ja dhe LDK-ja. Në këtë qeveri mendoj që është një qeveri taman e tranzicionit e cila e profilizon ideologjikisht pushtetin. Ma merr menja që nëse vjen në krizë PDK-ja e voton, politikisht VV-ja si koncept është më afër PDK-së.”

Ndonëse ishte në plan përfshierja edhe e Aleancës Kosova e Re në koalicionin e udhëhequr nga LDK-ja, lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, sot ka mohuar se AKR-ja do të përfshihet në qeverinë e ardhshme.

Të ngjashme