Moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin.
Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.