Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër me datë 28 nëntor moti do të jetë i vranët.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”., njofton IHMK