Të enjten mbetet ftohtë, në mëngjes vende-vende me borë. Nga e premtja jo edhe aq ftohtë gjatë ditës. Të shtunën mundësi për riga lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather vranësira që kalojnë mbi vend gjatë natës, pritet të mundësojnë reshje të pakta bore orëve të mëngjesit ditën e enjte. Nga dita e premte do të ketë më shumë kthjellime, e gjatë ditës do të mbajë mot jo edhe aq i ftohët. Në fundjavë, të shtunën po paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, derisa ditën e diel më shumë diell.
Sipas parashikimeve të fundit, nga fillimi i javës së ardhshme pritet mot më i butë, me vranwsira e intervale me diell.
Erërat që fryjnë ditën e enjte edhe ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajrore, e përkohësisht indeksi i cilësisë së ajrit të kaloj në vlera të pranueshme. E nga dita e premte nën kushtet e motit më të qëndrueshëm, sërish do të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, me ç’rast edhe indeksi kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
3.02 – Mbetet ftohtë. Kryesisht me vranësira paradite, me mundësi për reshje lokale bore. Ditën vranësirat fillojnë të shpërndahen.
4.02 – Pjesërisht vranët dhe me ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell, e jo aq ftohtë.
5.02 – Kryesisht me vranësira. Ditën priten edhe riga lokale shiu, apo edhe shiu të akullt. Në mbrëmje shkurtimisht reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë.
6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vranësirave.
Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet do të luhaten nga -7C deri në -2C, derisa maksimalet shënojnë rritje në fundjavë deri në 5C e 6C, e ditën e hënë edhe në 10C.
Era do të fryjë edhe mesatare ditën e enjte nga krahu verior, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë edhe mbi vlera normale.