Parashikimi i motit për dy ditët e para të tetorit

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend në dy ditët e para të muajit tetor.

Sipas IHMK-së, të premten të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, derisa nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.

Ndërkohë,  e shtuna pritet të jetë me mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu. Dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar Instituti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme