Parashikimi i motit për dy javët e fundit të këtij viti

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Periudhë më stabile e motit pritet të jetë gjatë javës së dytë të dhjetorit, sipas “Mendimi për motin”.

Kalimi i ndonjë sistemi frontal në pjesën e dytë të javës vijuese, mund të sjell vransira e mundësi për të reshura të dobëta, kryesisht shiu, apo edhe bore nëse temperaturat zbresin më afër 0C.

Pas datës 25 dhjetor, vijon të ketë më shumë kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit, mund të shfaqen mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.

“Periudhë më stabile të motit mund të kemi në pjesën e dytë të dhjetorit, nga prezenca më e gjatë e fushave anticiklonike mbi kontinent. Kalimi i ndonjë sistemi frontal në pjesën e dytë të javës vijuese, mund të sjell vransira e mundësi për të reshura të dobëta, kryesisht shiu, apo edhe bore nëse temperaturat zbresin më afër 0C. Pas datës 25 dhjetor, vijon të ketë më shumë kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit, mund të shfaqen mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Gjasa për të reshura mund të kemi në fundjavën e fundit të vitit. Por me temperatura mbi mesatare, më me gjasë të shiut”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme