Parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Mot me më shumë diell pritet të mbajë gjatë ditëve të fundjavës në vend, sipas “Mendimi për motin”. Ky mot pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme.

Nga dita e martë dhe mërkurë do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura. 

Temperaturat minimale në fundjavë mund të zbresin edhe në 10C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 26C e 29C.  Deri nga dita mërkurë shënojnë rritje edhe në 31C e 32C.

“Mot më i ngrohtë, me më shumë diell parashihet në ditët e fundjavës, por edhe në fillim të javës vijuese.  Nga dita e martë dhe mërkurë do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.  Temperaturat minimale në fundjavë mund të zbresin edhe në 10C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 26C e 29C.  Deri nga dita mërkurë shënojnë rritje edhe në 31C e 32C”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme