Parashikimi i motit për javën e ardhshme, pritet shi dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë moti parashihet të jetë me diell e vranësira të pjesshme. Të enjten parashihen riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 7-11 gradë celsius, e maksimalet mes 26-31 gradë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta

Të enjten e të premten do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh, si dhe ulje temperaturash.

Të premten temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë e maksimalet mes 19-22 gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme