Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga sot deri të premten do të ketë një mot më të ftohtë, me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe kryesisht i vranët.
Deri ditën e enjte do të vazhdoj të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje të në fushat termike.
“Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, njofton IHMK.
Instituti parashikon gjithashtu se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s”, thuhet në njoftim