Parashikimi i motit për nesër

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Express.

Sipas IHMK-së në disa vende mund të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -8 deri në -6 gradë celsius, teksa ato maksimale -2 deri në -1 gradë celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme