Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar mbi parashikimin e motit për pesë ditët e javës.
Të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me diell, gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu. Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale.
Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.