Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe kjo javë do të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme