Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme.
Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.
Dita e premte do të vazhdoj të mbetet me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.