Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Të ngjashme