Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit, sot do të ketë mot kryesisht me diell.
24.02 – Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
25.02 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.
26.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull.
Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet luhaten nga 13C deri 16C.
Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga 1-6m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, lartë mbi vlera normale.