Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas kësaj faqje, gjatë ditëve në vijim do të ketë mot më të butë, me vransira dhe diell.

20.02 – Kryesisht me vransira dhe mot i butë.

21.02 – Butë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten kthjellime.

22.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje graduale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 1C, e maksimalet nga 9C të dielen e të hënën rriten deri në 13C dhe 14C.

Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, por më dominante nga krahu jugor 1-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme