Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë nga Atlantiku mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, do të vazhdojnë të diktojnë mot të paqëndrueshëm dhe të ndryshueshëm, me diell dhe vransira, derisa orëve të pasdites priten kushte për reshje lokale shiu me bubullima.
Masa të ngrohta që po shtrihen mbi rajon do të mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare, ndonëse me tendencë të rënies së lehtë ditën e enjte dhe të premte.
10.06.2020 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Paradite kryesisht me diell. Ditën ngrohtë, intervale me vransira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 26C, e në vise malore 7C deri 17C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-12m/s. Indeksi UV: 8.
11.06.2020 – Ngrohtë, me vransira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 24C, e vise malore 5C deri 15C. Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 4-11m/s. Indeksi UV: 8.