Instituti Hidrometeorologjik njofton se në Kosovë, situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë të mbajë edhe gjatë ditës së diele.
IHMK-ja thekson se kjo vjen si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi kontinentin Evropian, konkretisht mbi gadishullin e Ballkanit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje stabile.
“Prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës do të krijojë kushte që mëngjesi i së dielës dhe mbrëmje të kenë mjegull të radiacionit apo rrezatimit tokësor”, njofton IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njofton instituti.