Kosova mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat vazhdojnë të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta do të ketë mundësi për mjegull/mjegullinë me ngrica të lehta.
Kjo e mërkurë sipas Prishtina Weather do të ketë mëngjes të ftoftë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë dhe ngrica të lehta.
Ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, kohë pas kohe me vranësira kalimtare të nivelit të lartë.
Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 18C, e në vise malore 0C deri 13C.
Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3.