Prishtina Weather njofton se edhe të shtunën, më 3 tetor, në Kosovë do të jetë ngrohtë.
Paradite parashihet të ketë vranësira të shpërndara megjithatë gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell.
PW-ja ka njoftuar se si do të jetë moti edhe gjatë ditëve të ardhshme.
4.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vranësira. Në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
5.10 – Mbetet ngrohtë, por kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.
6.10 – Herët në mëngjes me shi dhe mundësi për bubullima. Ditën vranësira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
7.10 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
“Temperaturat në rritje ndjeshëm mbi vlera mesatare, nga dita e martë pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, ndërsa maksimalet në fundjavë arrijnë deri në 28C, e nga dita e martë zbresin në 19C deri 20C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në fillim të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.