Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me vranësira dhe intervale me diell do ta përcjell vendin gjatë këtyre pesë ditëve.
Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit.
Po-ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës.
Dy ditët e para të javës fillojnë me shi , kurse vende-vende edhe te mërkuren priten reshje shiu.
Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve.
Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por që në mesjavë prape do të arrijë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.