Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 08:08 | Nga

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell do ta karakterizojë vendin përgjatë ditës së sotme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pjesa e parë e së mërkurës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme