Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë -herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s.