Moti gjatë ditës së sotme parashihet të jetë pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm.
Vranësirat ditën e hënë vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s.