Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 08:16 | Nga

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme