Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillime të shtrëngatave dhe me shi.
Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 25 gradë celsius.
Ditëve në vijim mbi vendin tonë do të formohen zona jo stabile nga fushat e presionit të ulët të cilat janë shtrirë mbi Evropën perëndimore dhe Mesdhe. Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jo stabil, me vranësira dhe intervale me diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjeve priten reshje shiu.