Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

| 24 Shk 2019 | 16:32 | Nga

jatë ditës së nesërme në vendin tonë temperaturat do të ulen me vranësira dhe diell, ndërsa temperaturat do të kenë ngritje në ditët në vazhdim.


Sipas Prishtina Weather temperaturat e ajrit gradualisht do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalja do të jetë nga -7C deri në 3C ndërsa maksimalja nga 1C deri në 14C.

Parashikimi më i detajuar:

25.02 – Në mëngjes pjesërisht vranët dhe ngrica, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht kthjellët dhe ftohtë.

26.02 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

27.02 – Kryesisht me vransira. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

28.02-1.03 – Mot më i butë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Të premten në mbrëmje vonë vransirat do të shtohen, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 2-11m/s..
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie por mbetet lartë mbi vlera normale

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme