Temperaturat në këtë fundjavë, do të kenë rënie të madhe. Nga i ngrohti që mbizotërojë këto ditë të mesit të javës, të premten pasdite dhe të shtunë e të dielën do të ketë ulje të temperaturave dhe mot me shi.
Në faqen vendore për parashikimin e motit, Prishtinaweather si dhe në disa nga faqet botërore, thuhet se në rajon do të ketë këtë fundjavë do të ketë erëra të ftohta.
Temperaturat në Kosovë sillen nga rreth 10 deri 12 gradë, minimumi, në 23 dhe 25 gradë celsius, maksimumi.
Në Prishtinaweather, thuhet se masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, gjatë ditëve të fundit kanë filluar të depërtojnë mbi Europën qendrore.
“Vonë gjatë ditës së enjte dhe në mëngjesin e së premtes një front i ftohtë pritet të kaloj edhe mbi vendin tonë duke sjellur të reshura shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare.
Të enjten gjatë ditës vransirat do të shtohen, ku pasdite dhe në mbrëmje do të shoqërohen edhe me reshje shiu, e vende-vende edhe me bubullimë. Reshjet nëpër lokalitete mund të vazhdojnë edhe të premten paradite. Gjatë ditës së premte do të mbajë mot i freskët dhe pjesërisht i vranët.
Për fundjavë fusha të qëndrueshme me presion të lartë do të depërtojnë mbi rajon, duke sjellur mot stabil, të kthjellët kryesisht me diell dhe jo aq të ngrohtë.
Temperaturat maksimale do të pësojnë rënie nga 25C në 20C, të premten, e në fundjavë gradualisht do të rriten në 23C deri në 25C. Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare në 8C deri në 9C.
Era do të fryejë kryesisht nga veriu-verilindja 3-11m/s, derisa shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale”, thuhet në parashikimin e motit nga Prishtinaweather.