Kur bëhet fjalë për planifikimin e dasmës së saj, duket se Paris Hilton nuk do të largohet nga familja.
Mamaja e Paris, Kathy Hilton ka marrë përsipër që ta kryejë këtë detyrë të vështirë.
“Më pëlqen shumë që të planifikoj dasmat – unë jam planifikuesja e dasmës për Paris”, ka thënë ajo për revistën Life&Style.
Në shkrimin e revistës thuhet poashtu se Paris dëshiron një dasmë ekzkluzive, sikur në përralla.
Në ndërkohë që nëna e saj duket se do të ketë shumë punë.
Përveç ditës së madhe për të bijën, Kathy do të planifikojë edhe dasmën e djalit të saj, Barron dhe Tessa Gräfin von Walderdorff, e cila kohët e fundit u fejua, transmeton Klan Kosova.
“Secila dasmë është ndryshe, është shumë e personalizuar dhe varet nga çiftet”, ka thënë Kathy për angazhimet e saj në planifikimin e disa dasmave.
Paris u fejua me Chris Zylka në Aspen, Kolorado, gjatë festës së Vitit të Ri.
Ajo postoi fotografi të fejesës së tyre në Instagram më 2 janar.
“Kam thënë “PO”. Shumë e lumtur dhe e emocionuar që jam fejuar me dashurinë e jetës sime. Shoku im i ngushtë dhe shpirti im binjak. Perfekt në secilën mënyrë. Kaq shumë i dedikuar, besnik, i dashur dhe me zemër të mirë. Ndihem sikur jam gruaja më me fat në botë. Ti je ëndrra ime që u bë realitet. Falemnderit që më mësove se ëndrrat ekzistojnë”, kishte shkruar Hilton.