Vladimir Lenini qëndron buzë Karl Marksit dhe të dy liderët e shquar komunistë hungarezë fshihen prapa një muri unik, nëse jo surreal, me beton e tulla të një parku muze shtatoresh në periferinë malore të jugut të Budapestit.
Rikujtuesit e diktaturës janë çrrënjosur nga qendra e qytetit dhe janë fshehur sa më larg syve të shikuesve, kur perdja e hekurt më në fund ra në vitin 1989, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.
Pak pas rënies së komunizmit më 1991, parku “Memento” u kthye në vendin kur këto shtatore të vaktit të komunizmit lihen për ta gjetur vdekjen.
Ndonëse është bukur larg gumëzhimës së qendrës së qytetit të Budapestit, parku edhe sot e kësaj dite tërheq me mijëra vizitorë, ndërkohë që broshurat turistike e fusin lokacionin në mesin e vendeve që patjetër duhen parë.