Shtatoret e tre liderëve të Lidhjes së Prizrenit do të vendosen në oborrin e Lidhjes

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 14:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtatoret e tre liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sulejman Vokshit do të vendoset në oborrin e Lidhjes.

Ky vendim është marrë pas miratimit të të kërkesës së Komisionit Shtetëror për Shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gurthemeli i shtatoreve është vendosur me 10 qershor në kuadër të shënimit të 140 të Lidhjes.

Sivjet në shënimi të Vitit Mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, organizuar nga Qeveria e Kosovës, Shqipërisë dhe ajo Maqedonisë për të nderuar veprën e heroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, janë mbajtur dhe do të mbahen një varg aktivitetesh.

Të ngjashme