Parlamenti britanik pezulloi punimet deri më 14 tetor

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti britanik do të pezullojë punimet deri më 14 tetor, deklaroi zëdhënësi i Downing Street.

Burimet konfirmojnë se kryeministri Boris Johnson nuk ka ndërmend të shtyjë procesin Brexit në Bruksel, pavarësisht miratimit të të ashtuquajturit ligji kundër mosmarrëveshjes dhe se Britania e Madhe do të largohet nga BE më 31 tetor.

Megjithatë, një marrëveshje e re është akoma e mundur dhe se momenti i fundit i dobishëm për sanksionimin e tij do të jetë Këshilli Europian i 17-18 tetorit.

Të ngjashme