Një nga institucionet e Bashkimit Evropian, Parlamenti Evropian, pritet të votojë për vizat më 18 prill, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.
Votimi do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti Thijs Reuten.
Ndryshe Këshilli i Ministrave i BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën më 9 mars duke e konfirmuar se kosovarëve do t’u hiqen vizat nga 1 janari 2024.
Kosovarët do të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS por nëse ky sistem që jep autorizim elektronik për shtetasit që nuk kanë nevojë për viza vonon, atëherë liberalizimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Pasi edhe Parlamenti Evropian t’i japë dritën jeshile procesit, vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit që i bie fillimi I vitit të ardhshëm.ardhshëm.