Parlamenti francez miratoi sot masat e fundit të qeverisë për të luftuar Covid-19.
Ligji u mbështet nga 214 deputetë, 93 deputetë ishin kundër, ndërsa 27 abstenuan, sipas reuters.
Këto masa tani janë përpara Senatit, i cili do t’i shqyrtojë përpara çdo miratimi të mëtejshëm.
Në fillim të kësaj jave, partia në pushtet “Republika në lëvizje” mbrojti retorikën më të ashpër të presidentit, Emmanuel Macron, e cila iu drejtua të pavaksinuarve, pasi fjalët provokuan reagimin e ashpër të opozitës.
Macron tha se dëshiron të “tërbojë” njerëzit e pavaksinuar duke ndërlikuar jetën e tyre aq shumë sa që ata përfundimisht do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.
Këtë ai e ka thënë në një intervistë për gazetën “Parisien”, në të cilën edhe personat e pavaksinuar i ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të padenjë për t’u konsideruar qytetarë.
Franca regjistroi dje një rekord prej më shumë se 332 mijë rastesh të reja dhe 246 vdekje të tjera.