Parlamenti ia pagoi qiranë e apartamentit, jep dorëheqje kryeparlamentarja norvegjeze

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Norvegjisë është përfshirë në një skandal për rritjen e shpenzimeve që i kushtoi me dorëheqje kryeparlamentares, Eva Kristin Hansen.

E gjithë kjo nisi edhe një hetim policor teksa kërcënon edhe hetimin për një nivel më të lartë të besimit të publikut në establishmentin politik, shkruajnë mediat norvegjeze, transmeton Klankosova.tv.

Dorëheqja e Hansen vjen pasi u zbulua se parlamenti po paguante për apartamentin e saj, pavarësisht se kishte shtëpi pranë Oslos teksa sipas ligjit në fuqi pagesa bëhet vetëm për punonjësit që jetojnë 40 kilometra larg kryeqytetit.

“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që parlamenti të ketë një presidente nën hetimin e policisë. Prandaj e informova kryetarin e partisë dhe drejtuesit se do të jap dorëheqje”, ka thënë tashmë ish-kryeparlamentarja.

Tutje raportohet se Hansen e kishte shfrytëzuar falas apartamentin në Oslo, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një shtëpi 29 kilometra larg parlamentit.

Ky rast i cili po cilësohet si skandal politik në Norvegji zgjoi interesimin e publikut edhe më shumë pasi vetë Hansen deklaroi se do të luftonte abuzimin e apartamenteve.

Ajo ka thënë se është penduar që nuk ka informuar se aty afër ka pasur një shtëpi dhe se ka qenë “vlerësim i gabuar”.

Të ngjashme